Politika 12 February 2026, 14:59 Nga VNA

PS humb mazhorancën në seancë, vetëm 67 deputetë në sallë. Peleshi tenton të anullojë votimin

Ndaje në Whatsapp
PS humb mazhorancën në seancë, vetëm 67 deputetë

Partia Socialiste ka humbur mazhorancën në seancën e sotme parlamentare, pasi nuk arriti të sigurojë 71 vota për miratimin e projektvendimeve.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tentoi të anulojë votimin me argumentin se ishte bërë një gabim procedural, ndërsa opozita këmbënguli se ndërprerja erdhi sepse PS nuk i kishte votat e nevojshme.

Nga leximi i emrave të deputetëve socialistë të pranishëm në sallë rezultoi se ishin vetëm 67 deputetë, ndërsa 18 të tjerë mungonin, mes tyre kryeministri Edi Rama dhe disa ministra.

Pas debateve, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi disa minuta pushim.

Në debat, Balla u shpreh se mazhoranca ishte informuar se opozita ishte tërhequr nga të gjitha nismat, por sipas tij “Blushi na informon se nuk është tërhequr nga nismat”, duke kërkuar sqarim nga kryetari i Kuvendit.

Peleshi deklaroi se bëhej fjalë për një “gabim” dhe sqaroi se projektvendimet votohen në fund, pasi të diskutohen projektligjet. Sipas tij, projektligjet e tërhequra nuk janë tre, por dy, ndërsa projektligji “për një shtesë në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar të ndryshuar” nuk është tërhequr. Ai shtoi se projektvendimet do të votohen pasi të përfundojë diskutimi i projektligjeve dhe se “do korrektohet ky gabim”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme