Politika 17 November 2025, 11:11 Nga VNA

Protestë e PD sot para Kryeministrisë, Policia e Tiranës njofton bllokime dhe devijime të qarkullimit

Ndaje në Whatsapp
Protestë e PD sot para Kryeministrisë, Policia e Tiranës njofton

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në 20:00, para Kryeministrisë. Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe qarkullimit.

Masa për parkimin dhe qarkullimin

– Nga ora 14:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në:

• Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

• Sheshin “Nënë Tereza”

• Rrugën “Ismail Qemali”

• Rrugën “Papa Gjon Pali II”

• Bulevardin “Zhan D’Ark”

• Bulevardin “Bajram Curri”

– Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në:

• Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te Sheshi “Nënë Tereza”

• Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”

Policia paralajmëron se, në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime edhe në akse të tjera, ndërsa qarkullimi i automjeteve do të devijohet në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme