Politika 31 January 2026, 13:42 Nga VNA

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë/ Shabani i vjen në ndihmë Lapajt, ngre grupin e vëzhguesve për mbarëvajtjen e tubimit

Ndaje në Whatsapp

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë/

Endri Shabani do t’i vijë në ndihmë sërish Adriatik Lapajt, por tashmë në rolin e Avokatit të Popullit, për të monitoruar nga afër protestën që do të zhvillohet pasditen e sotme nga partia “Shqipëria Bëhet” përballë Kryeministrisë.

Në njoftim thuhet se Avokati i Popullit ka marrë masa për garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të drejtave të qytetarëve pjesëmarrës në protestë.

Sipas institucionit, ky angazhim synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve shëndetësore.

“Avokati i Popullit informon publikun se, në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ka ndërmarrë masa për monitorimin e protestës së organizuar sot nga partia ‘Shqipëria Bëhet’. Një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të qenë të pranishme, sipas nevojës, në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve shëndetësore. Ky angazhim synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të të drejtave të qytetarëve. Avokati i Popullit do të vijojë monitorimin e situatës dhe do të ushtrojë kompetencat e tij ligjore në përputhje me zhvillimet në terren,” thuhet në njoftim.

Ky është “bashkëpunimi” i radhës mes Lapajt dhe Shabanit, të cilët garuan së bashku në zgjedhjet e 11 majit, por u ndanë pas përplasjes për mandatin e vetëm që fituan dhe për të vendosur se kush do të zinte karrigen në Parlament. Megjithatë, në politikë asgjë s’është e pamundur, pasi rrethanat të detyrojnë të bashkëpunosh edhe me rivalin që e ke akuzuar në shumë forma.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme