Politika 28 February 2026, 11:51 Nga VNA

Protesta e pestë kombëtare e opozitës pa fjalime, kryeministria rrethohet me gardh metalik

Ndaje në Whatsapp

Protesta e pestë kombëtare e opozitës pa fjalime, kryeministria

Partia Demokratike pritet të protestojë sërish pasditen e sotme përballë kryeministrisë. Mësohet se protesta e pestë kombëtare e opozitës nuk do të ketë fjalime, por demokratët do flasin më shumë me akte.

Ndryshe nga protestat e mëparshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërkohë që organizatorët e protestës së PD nuk kanë vendosur podium.

Dyert e Kryeministrisë janë blinduar, ndërkohë është mbuluar dhe stalacioni i dritave. Rreth Kryeministrisë po vendoset gardh metalik.

Policia më herët ka njoftuar se nuk do të marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, por vetëm për rendin dhe sigurinë publike në qytetin e Tiranës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme