Politika 17 April 2026, 22:26 Nga VNA

Protesta e PD me strategji të njëjtë, ndryshon vetëm skenari i policisë

Ndaje në Whatsapp

Protesta e PD me strategji të njëjtë, ndryshon vetëm skenari

Partia Demokratike ka përmbyllur protestën e radhës duke ndjekur skenarin e saj tradicional, fjalimet e anëtarëve të kryesisë, mesazhi i Sali Berishës dhe hedhja e molotovëve drejt Kryeministrisë. Megjithatë, ajo që e bëri këtë tubim të ndryshëm nga herët e kaluara ishte strategjia e Policisë së Shtetit, e cila reagoi më ashpër se herët e tjera.

Gjatë fjalës së tij, Berisha përsëriti qëndrimin se PD mbetet shpresa e vetme për të shpëtuar Shqipërinë nga ai që e cilësoi si "narkoshteti i Edi Ramës". Ai bëri një krahasim me opozitën hungareze, duke argumentuar se ndryshe nga rasti i Orbanit, në Shqipëri pushteti ka goditur liderët opozitarë dhe ka përdorur grupet kriminale për të deformuar votën.

Një lëvizje e re në strategjinë e tij ishte ftesa e drejtpërdrejtë për kryeministrin, duke e sfiduar atë për një përballje televizive, përtej thirrjeve për qeveri teknike.

Sapo përfundoi fjalimi i kreut të PD, situata u tensionua me hedhjen e lëndëve piroteknike dhe molotovëve. Policia u përgjigj menjëherë duke përdorur ujë, gazin lotsjellës dhe sprajin irritues, ndërsa ndërhyri për të arrestuar të rinjtë. Efektivët nuk kursyen as deputet e PD, duke u hedhur sprraj në fytyrë.  

Pas përplasjeve, nga radhët e opozitës mbetën të lënduar deputetët Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe aktivisti Aulon Kalaja të cilët morën ndihmë mjekësore në spital. Ndërsa nga ana tjetër një efektiv mbeti i lënduar me djegie dhe lëndime në kokë.

Ndërhyrja e policisë ishte e njëjtë edhe tek Parlamenti e cila shfryu protestën më shpejt se herët e tjera, duke mos i lënë as të mblidhen para godinës.

Në mbyllje të tubimit, Berisha akuzoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për "ndërhyrje brutale". Ai e cilësoi protestën si të suksesshme dhe paralajmëroi se mosbindja civile do të vijojë, duke njoftuar se data e radhës do të bëhet publike së shpejti.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme