Politika 25 January 2026, 09:16 Nga VNA

Protesta e opozitës/ Policia arreston 18 qytetarë, nën hetim deputetët Bardhi, Boçi dhe Balliu, dy shpallen në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës/ Policia arreston 18 qytetarë, nën hetim

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 18 qytetarë, të cilët hodhën lëndë djegëse (molotovë), si dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë gjatë tubimit të zhvilluar nga opozita.

Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 17 u proceduan në gjendje të lirë. Nën hetim mes tyre edhe 3 deputetë të opozitës, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu.

“Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë)”, deklaroi policia.

Sipas njoftimit zyrtar, u lënduan 11 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.

Policia bëri të ditur gjithashtu se materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe për shtetasit L. B., K. B. dhe G. B., për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme