Politika 25 October 2025, 10:23 Nga VNA

Prokurori i Përgjithshëm, kreu i SPAK dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë raportojnë të hënën në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
Prokurori i Përgjithshëm, kreu i SPAK dhe drejtues të

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, do të raportojnë të hënën, më 27 tetor, në Kuvendin e Shqipërisë për rezultatet e punës 1-vjeçare të institucioneve që ata drejtojnë.

Çela do të flasë para deputetëve të Kuvendit lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend, duke u bazuar në shifra konkrete dhe sipas secilit qark. Ndërsa Dumani do të raportojë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Fokusi në rastin e Dumanit do të jetë tek hetimet për zyrtarët e lartë. Ilir Rusi, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë; Mirela Bogdani e Këshillit të Lartë të Prokurorisë; si dhe drejtuesi i ILD-së, Artur Metani, do të paraqesin raportet e punës së tyre në Parlament.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme