Politika 31 March 2026, 13:59 Nga VNA

Projekti që ngre alarmin për sigurinë, nis zbatimi i "Smart City". Ja kompania nga Emiratet që e implementon

Ndaje në Whatsapp

Projekti që ngre alarmin për sigurinë, nis zbatimi i "Smart

Nis implementimi i projektit Smart City, një projekt që ka ngritur këmbana alarmi për survejim masiv në Shqipëri.

Burimet thanë se në në disa shkolla të Tiranës po vendosen kamera sigurie dhe të dhënat do të menaxhohen nga Policia e Shtetit.

Implementimi i projektit po bëhet nga kompania “Presight Ai”, pjesë e grupit G42 baza kryesore e së cilës është në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo kompani sipas një investigimi të BIRN ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj kineze. Projekti kontestohet gjithashtu nga ekspertë të të drejtave digjitale për rrisqet që mbart nga ndërhyrja e madhe në privatësinë e qytetarëve.

Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale dhe Sistemit të Analizimit të të Dhënave, projekti ‘Smart City’  synon rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërinë urbane, përmirësimin e sigurisë publike duke parandaluar dhe dokumentuar veprat penale nëpërmjet investimeve teknologjike dhe edukimit te komunitetit,” pari deklaruar në atë kohë Ministria.

Projekti fillimisht mendohej se do të kushtonte 60 mln dollar amerikanë, por më vonë kostoja e tij u dyfishua.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme