Politika 14 October 2025, 17:47 Nga VNA

Pretendimet e opozitës për task-forcën në zgjedhje/ Dumani ia thotë në sy Bylykbashit: Të kam çuar hetues dhe prokurorë në mes të natës

Ndaje në Whatsapp
Pretendimet e opozitës për task-forcën në zgjedhje/

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka rrëzuar në sy të deputetëve të opozitës pretendimet se SPAK nuk ka vepruar me Task-Forcën për zgjedhjet. Duke iu përgjigjur pretendimit të deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, Dumani foli me raste konkrete në Komisionin e Ligjeve dhe madje tha se ka patur edhe komunikim direkt me Bylykbashin gjatë zgjedhjeve në Durrës.

Kreu i SPAK gjithashtu tha se i ka çuar Bylykbashit hetues dhe prokurorë sa herë ka pasur pretendime, për të verifikuar situatën në terren. Dumani vuri në dukje edhe jo-maturinë e opozitës, duke thënë se teksa i dërgonin prokurorëve indicie për krime zgjedhore, në televizionet e lajmeve shfaqeshin titra se në këtë apo atë vend “po blihen vota”.

“Ne kemi patur edhe bashkë një komunikim gjatë fushatës zgjedhore. Keni patur komunikim edhe me prokurorin e ngarkuar që mbulonte Durrësin. Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar, çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale. Janë dërguar hetues dhe prokuror në mes të natës, sa herë është sinjalizuar SPAK se duhet të jetë atje në terren. Ju madje e keni flenderuar prokurorin e posaçëm për bashkëpunimin që keni patur me të gjatë kohës. Dhe rezultati është ky i nderuar deputet, që në momentin që ju bëni një denoncim te SPAK dhe ne sa ndërtojmë një punë për të ndërtuar hetimin, filan vend thoni po blihen vota po shiten vota, ne sa organizojmë punën për të hetuar rastin shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota.

Ja mund t’ju them dhe një rast tjetër, rastin e zotit Gjoni. Kemi çuar prokurorë, hetues të BKH direkt për të verifikuar. Është marrë kallëzimi, janë pyetur qytetarët, është verifikuar çdo pretendim. Tjetër rast në shkodër, të njëjtën gjë kemi bërë. Në Korçë të njëjtën gjë kemi bërë. Tani ne 20 prokurorë jemi”, tha Dumani.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme