Politika 15 September 2025, 17:55 Nga VNA

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, ministrja virtuale Diella mungon në listë

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, ministrja virtuale Diella

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të hënë kabinetin e ri qeveritar. Ky vendim vjen pak ditë pas dekretimit për herë të katërt të kryeministrit Edi Rama.

Nga njoftimi i zyrës së shtypit të Presidencës vërehet se ministrja virtuale e Prokurimeve Publike, Diella, nuk figuron në listën e ministrave të dekretuar.

Procesi i emërimit të qeverisë së re do të përfundojë në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e kryeministrit dhe ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Njoftimi i Presidencës:

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti Begaj dekretoi:

Emërimin e Këshillit të Ministrave;

Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;

Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;

Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;

Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;

Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;

Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;

Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;

Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;

Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;

Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;

Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;

Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme