Politika 23 April 2026, 09:04 Nga VNA

“Porta e Alpeve”: Qeveria hedh 100 milionë Euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

Ndaje në Whatsapp
“Porta e Alpeve”: Qeveria hedh 100 milionë Euro në

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë euro vetëm për bashkitë e qarkut të Shkodrës në prag të zgjedhjeve lokale, përmes projektit të njohur si “Porta e Alpeve”.

Sipas kryeministrit Edi Rama, projekti “Porta e Alpeve” do të jetë një shtojcë e “Paketës së Maleve” – një nismë kontroverse e shoqëruar me shqetësime mbi të drejtën e pronësisë dhe mënyrën se si do të aplikohet.

“Bëhet fjalë për një investim masiv për zhvillimin e turizmit me fokus atë malor,” tha Rama të dielën gjatë një video të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij, bëhet fjalë për investime të infrastrukturës rrugore, menaxhim të ujërave të zeza, ndërhyrje në zhvillimin urban dhe në ruajtjen e trashëgimisë historike dhe natyrore, punë të cilat në dukje janë investime që lidhen drejpërdrejt me qeverisjen vendore.

Në zbatim të këtij projekti, qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj për ratifikimin e kontratës financiare me Bankën Evropiane të Investimeve me një vlerë prej 50 milionë eurosh kredi, të cilat do të përdoren për “punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin ‘Porta e Alpeve’. Kësaj kredie do t’i bashkohet dhe një fond 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

PS e fitoi qytetin e Shkodrës për herë të parë që pas rënies së regjimit komunist në zgjedhjet lokale të vitit 2023 me kryebashkiak Benet Becin, një ish-drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Dy prej bashkive të tjera të qarkut, ajo e Pukës dhe e Fushë-Arrëzit drejtohen nga opozita.

Projekti i ri i ka të lidhur shumicën e komponentëve me qytetin e Shkodrës, të tilla si rehabilitimi i shesheve, bulevardeve, ndërtim parkingjesh si dhe i një korridori rrugor që lidh Alpet me bregdetin Adriatik, nëpërmjet Shkodrës, liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna, Velipojës dhe Shëngjinit.

Përdorimi i investimeve publike si mekanizëm për ndikim elektoral është një fenomen i pandalshëm në Shqipëri, i cili edhe pse nuk cënon formalisht dispozitat e Kodit Zgjedhor, shërben shpeshherë për të mikluar votuesit.

Por ekspertë të shoqërisë civile, edhe projekti i ri i njohur si “Porta e Alpeve” nuk mund të shihet jashtë mekanizmit politik për ndikim elektoral.

“Qeveria duhej të ishte shumë trasparente për të gjitha kostot, rrisqet, përfitimet dhe qasjen strategjike për të ardhmen,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike. Krasniqi i sheh ‘Paketën e Maleve’ apo ‘Portën e Alpeve’ si nisma që ndërlidhin shumë sektorë, prekin pronën private, prekin raportet e qytetarëve me shtetin, shërbimet e kadastrës, konkurrencën ekonomike, sektorin e turizmit dhe me elementë të sigurisë kombëtare.

“Si të tilla duhet të jenë nisma shumë transparente dhe të qëndrueshme,” theksoi ai.

Në mungesë të këtyre elementeve, sipas Krasniqit, këto janë nisma të mbyllura, jotransparente dhe të nxitura nga interesa të diskutueshme.

Drejtori i Institutit Shqiptar të Bashkive, Agron Haxhimali thotë se kjo paketë investimesh është e nevojshme për zonat malore, por ai e vendos theksin te shpërndarja e drejtë e fondit.

“Të pesë bashkitë e qarkut duhet të jenë përfituese. Secila bashki duhet të jetë pjesë e konsultimit dhe vendimarrjes për projekte strategjike, që të sigurojnë kohezion social, rritje ekonomike dhe ripopullim,” tha ai.

Ndërkohë që ligji e detyron qeverinë që të ketë kufizime investimesh vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve, Krasniqi mendon se investimet në vlera të tilla të mëdha nuk shihen jashtë ndikimeve politike elektorale.

“Në mungesë të elementëve që sigurojnë transparencën dhe interesin e një zhvillimi afatgjatë ekonomik, projekti i ri mund të ketë fatin e projekteve të mëparshme që kanë rezultuar më shumë si projekte 2-3 vjeçare politiko-elektorale apo klienteliste sesa projekte për zhvillimin e Shqipërisë,” përfundoi ai./BIRN

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme