Politika 16 January 2026, 08:03 Nga VNA

Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

Ndaje në Whatsapp
Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”,

Më 23 dhjetor, Sali Berisha u dërgoi një mesazh të prerë strukturave të Partisë Demokratike, ku sanksiononte një rregull të ri për përfaqësimin mediatik të opozitës. Vendimi i Kryesisë së PDSH dhe Grupit Parlamentar të PD-së ishte i qartë: përfaqësuesit e PD-së nuk duhet të përballen në debate televizive me të ashtuquajtur “analistë të pavarur”, të cilët Berisha i cilëson si zëvendësues (proxy) të qeverisë dhe mercenarë mediatikë në shërbim të saj.

Qëllimi, sipas Berishës, është të mos lejohet që qeveria të fshihet pas analistëve për të shmangur përgjegjësinë politike për aferat, korrupsionin dhe skandalet.

Por vetëm pak javë pas kësaj porosie, realiteti televiziv duket se e ka sfiduar hapur vendimin e shpallur.

Mbrëmjen e kaluar, në një nga emisionet kryesore politike të javës në Syri TV, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shfaq në studio përballë një paneli analistësh dhe gazetarësh, mes të cilëve edhe figura që Berisha i ka cilësuar publikisht si “zëvendësues” të qeverisë. Asnjë përfaqësues i Partisë Socialiste nuk ishte i pranishëm përballë tij.

Në të njëjtën kohë, në Top Channel, deputeti i PD-së Klevis Balliu ishte i ftuar në emisionin e Grida Dumës, ku u përball po ashtu vetëm me analistë dhe gazetarë, pa pasur përballë asnjë deputet apo zyrtar të mazhorancës. Një format që bie drejtpërdrejt ndesh me frymën e porosisë së 23 dhjetorit.

Kjo situatë një pyetje të thjeshtë, por thelbësore: a kanë thyer Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu urdhrin e doktorit, apo kanë dalë në studio “me lejen e Florianës”?

Floriana Garo, drejtoreshë e Zyrës së Shtypit në Partinë Demokratike, është pikërisht autoriteti që, sipas porosisë së Berishës, duhet të njoftohet për çdo ftesë televizive, për të përcjellë “mesazhin e ditës” dhe për të filtruar pjesëmarrjen në mediat e konsideruara të kontrolluara nga qeveria.

Një gjë mbetet e qartë: beteja e shpallur e opozitës kundër “analistëve të pavarur” vazhdon të jetë më shumë një konflikt retorik sesa një rregull i respektuar në praktikë. Dhe ndërsa PD deklaron se nuk do të shërbejë si maskë për qeverinë në studiot televizive, përfaqësuesit e saj kryesorë vazhdojnë të ulen përballë atyre që vetë i ka etiketuar si zëvendësues të saj. Sepse siç thuhet në të tilla raste, secili analistët e vet.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme