Politika 28 October 2025, 20:54 Nga VNA

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e Noka, “kampionët” e replikave në rrjete sociale

Ndaje në Whatsapp

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

Politikanët përdorin rrjetet sociale për të treguar “punën” e tyre ose për të shpërndarë fjalimet e kryetarëve, por ka disa që pikasin jo për ide të reja, por për përgjigjet që u kthejnë komentuesve.

Benet Beci, kryetari i bashkisë Shkodër nga PS, dhe Flamur Noka, deputet i PD-së, duket se kanë gjetur një mënyrë më personale për t’u marrë me qytetarët, replikojnë me çdo komentues që nuk i duartroket.

Një komentues i shkruan Becit për mënyrën si po trajtohet biznesi në Shkodër, dhe ai ia kthen me një ton prej profesori i lodhur: “Turp që s’bën dallimin mes qytetit dhe xhunglës.”

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

Një tjetër i thotë: “Kësaj i vjen era mut, jo shtet,” dhe Beci, pa humbur durimin, ia kthen: “Të vjen ty.”

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

Madje, kur dikush e akuzon për shkatërrime, kryebashkiaku nuk e lë me kaq: “Të kemi prish gjumin.”

Por “kampion” i toneve agresive mbetet Flamur Noka. Komentuesve që e kundërshtojnë, ai u kthehet me fraza si “o kuqo, o karabush, pi nai cigare hashash” ose “i padale.” Duket se opozitari nuk e kursen as fjalorin e rrugës për të mbrojtur nderin e virtual të partisë.

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e

 

Politikanët që s’durojnë dot një koment kritik/ Beci e


Politikanët janë mësuar me emoji-t e duartrokitjeve nga militantët besnik apo shpesh herë dhe komentet nga call centerat dhe sapo shfaqet një kritikë e vogël, Beci e Noka transformohen në “replikues profesionistë” të Facebook-ut.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme