Politika 13 August 2025, 20:14 Nga VNA

Policia ndalon tubimin pro Palestinës në sheshin "Skënderbej" në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Policia ndalon tubimin pro Palestinës në sheshin

 Një tubim solidarizues me popullatën e Gazës, i parashikuar të mbahej sot në orën 18:30 në sheshin "Skënderbej", u ndërpre nga forcat e Policisë së Shtetit. Nën moton "Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet", qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të shprehur mbështetjen ndaj civilëve në Rripin e Gazës.

Pavarësisht se, sipas organizatorëve, tubimi ishte i njoftuar dhe me leje paraprake, uniformat blu ndërhynë duke kërkuar shpërndarjen e protestuesve. Sipas dëshmitarëve, policia u ka kërkuar pjesëmarrësve të ndalojnë mbajtjen e flamurit palestinez dhe të largohen nga sheshi.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë tension mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, ndërsa disa protestues shprehën pakënaqësi për ndalimin e një aktiviteti paqësor dhe të paralajmëruar.

 

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme