Politika 10 December 2025, 12:20 Nga VNA

Policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn për protestën para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn për protestën

Policia e Shtetit ka kallëzuar në Prokurori kreun e nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, lidhur me protestën që ka nisur përpara godinës së Kryeministrisë. Sipas autoriteteve, Lapaj akuzohet se ka organizuar grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mjeteve.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 1 bënë të ditur se materialet procedurale janë referuar në Prokurori për shtetasin A. L., me dyshimin se ai ka kryer grumbullime dhe ka zënë hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke shkaktuar pengesë në lëvizje.

Protesta e nisur nga Lapaj vijon përpara institucioneve qendrore, ndërsa organet ligjzbatuese po kryejnë procedurat përkatëse.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme