Politika 10 February 2026, 11:06 Nga VNA

Policia ekzekuton vendimin për arrestimin e kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla

Ndaje në Whatsapp
Policia ekzekuton vendimin për arrestimin e kryebashkiakut të

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me ekzekutimin e vendimit për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili është shpallur fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje. Memolla është dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendim që la në fuqi dënimin e dhënë më herët nga shkalla e parë. 

Sipas autoriteteve, Memolla u vetëdorëzua në Policinë e Kavajës pas shpalljes së vendimit, ndërsa strukturat e Policisë së Shtetit vijuan procedurat për ekzekutimin e dënimit. Ai u shpall fajtor për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët po ashtu janë dënuar me nga 1 vit burgim. 

Në reagimin zyrtar, Policia bëri me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 9 shkurt 2026 të Apelit të GJKKO-së, për disa shtetas banues në Rrogozhinë, të dënuar për korrupsion zgjedhor në bashkëpunim. 

Vendimi ndaj Memollës është i formës së prerë dhe pritet të sjellë pasoja edhe në drejtimin e bashkisë, pasi Rrogozhina mbetet pa kryetar dhe mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme për drejtimin e pushtetit vendor.  

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme