Politika 17 December 2025, 16:39 Nga VNA

Bajram Begaj dhe Pirro Vengu ngatërrojnë kalendarin, urojnë 100-vjetorin e krijimit të Forcave Detare 8 ditë para datës zyrtare

Ndaje në Whatsapp

Bajram Begaj dhe Pirro Vengu ngatërrojnë kalendarin, urojnë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, kanë zhvilluar një ceremoni në Portin e Durrësit për 100-vjetorin e krijimit të Forcave Detare Shqiptare, ndonëse data zyrtare që shënon themelimin e tyre është 25 dhjetori.

Megjithëse festën e kanë nisur 8 ditë përpara, presidenti dhe ministri kanë publikuar foto nga ceremonia e sotme ku nuk mungojnë urimet.

Bajram Begaj dhe Pirro Vengu ngatërrojnë kalendarin, urojnë

Ministri ka qenë i pari që ka shprehur urimet që në mëngjes duke nderuar të gjithë ata që kanë shërbyer ndër vite në mbrojtjen e kufijve detarë të vendit.

“Mirëmëngjes dhe gëzuar 100 vite Forca Detare Shqiptare. Nderim për një shekull shërbim dhe përkushtim në mbrojtje të kufijve blu të Atdheut, të jetës njerëzore dhe duke valëvitur flamurin shqiptar krenar në ujërat ndërkombëtare!”, shkruan Vengu në mesazhin e tij.

Bajram Begaj dhe Pirro Vengu ngatërrojnë kalendarin, urojnë

Nuk dihet nëse ky urim i parakohshëm është një gafë e Begajt dhe Vengut, apo thjesht një entuziazëm i nxituar, por për korrektesë po sjellim edhe datat zyrtare, ashtu siç janë të afishuara në faqen online të Forcave të Armatosura, ku 25 dhjetori është përcaktuar si dita zyrtare e krijimit të Forcave Detare.

Bajram Begaj dhe Pirro Vengu ngatërrojnë kalendarin, urojnë

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme