Politika 8 January 2026, 13:11 Nga VNA

Përplasja në opozitë për Ballukun: Shehaj kërkon publikimin e provave, Bardhi e quan “strategji të Ramës për të dëmtuar drejtësinë”

Ndaje në Whatsapp

Përplasja në opozitë për Ballukun: Shehaj kërkon

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka kërkuar një ditë më parë nga anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve që të publikojnë provat e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, edhe pse një veprim i tillë do të binte ndesh me ligjin dhe sekretin hetimor.

Deklarata ka nxitur reagim të fortë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili sot theksoi se opozita nuk ka asnjë arsye dhe asnjë të drejtë të shkelë ligjin për të ekspozuar prova që ndodhen në duart e prokurorisë. Sipas Bardhit, çdo shqiptar e kupton se ndaj Ballukut ekzistojnë mjaftueshëm të dhëna për vepra të përsëritura penale, por kjo nuk justifikon cenimin e procedurave ligjore.

“Interesi ndaj ligjit është ai që mbron interesin publik. Nuk mund të pretendosh se je me drejtësinë, ndërkohë që kryen veprime që e cënojnë atë”, deklaroi Bardhi, duke nënvizuar se pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve kanë vepruar në përputhje me ligjin.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se po tentojnë të ndikojnë dhe dëmtojnë hetimet e SPAK. Sipas Bardhit, Rama i ka siguruar provat nga prokuroria në mënyrë të paligjshme dhe po ndërton një strategji për t’i nxjerrë ato në publik, me qëllim sabotimin e procesit hetimor.

“Na bëhet thirrje që të shkelim ligjin dhe të cenojmë sekretin hetimor. Kjo është një thirrje në interes të Ballukut dhe të Ramës, për të dëmtuar drejtësinë dhe për të ndërhyrë në vijimin e hetimeve. As e kemi bërë dhe as do ta bëjmë”, u shpreh Bardhi.

Përplasja mes Shehajt dhe drejtuesve të PD-së ekspozon edhe një herë ndarjet brenda opozitës, në një moment kur çështja Balluku dhe hetimet e SPAK mbeten në qendër të vëmendjes publike dhe politike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme