Politika 29 March 2026, 11:41 Nga VNA

Përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Erjona Ismailajt. Dy gra dhe i njëjti model politik mes servilizmit dhe mediokritetit

Ndaje në Whatsapp
Përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Erjona Ismailajt. Dy gra dhe i

Pasi qau me lot dhe ngashërim në ceremoninë përkujtimore të viktimave të Otrantos, ngjarje e ndodhur në vitin 97, ministrja e re e Edi Rama, Erjona Ismaili, u sherrua në mbledhjen e grupit parlamentar me Elisa Spiropali.

Dy gra, por i njëjti model politik, nuk i kursyen fjalët e ashpra me njëra-tjetrën, ndërkohë që i vetmi që e shijonte pa masë këtë spektakël “shembërrash” ishte lideri suprem. Edi Rama nuk e fshehu mbështetjen për ministren e re, ndërsa e vjetra, tashmë pa asnjë post, nuk doli nga salla edhe pse “Skënderbeu” e flaku si leckë para grupit parlamentar.

Sepse dashuria dhe servilizmi janë partnerë në politikë dhe Elisa Spiropali është simbol i këtij modeli në PS. Si Erjona Ismaili ashtu edhe ajo e nisi karrierën duke qarë për minatorët e Bulqizës dhe viktimat e 21 janarit. Lotët dhe lajkat e saj para Edi Ramës ishin ato që i siguruan karrierën e suksesit, nga milionat te doganat, te primadona e parlamentit dhe e diplomacisë.

Por “Skënderbeu” nuk do rebelizma në oborrin e tij politik. Ai do atë që ka zgjedhur: mediokritetin dhe servilizmin. Dhe në këtë garë ka gjithmonë një më të re dhe më të zellshme.

Ndaj Erjona Ismaili mund ta zëvendësojë Spiropalin pa asnjë problem në oborrin socialist, ku meritokracia përkthehet si servilizëm dhe propagandë. Dhe i vetmi ndryshim mes zonjave, veç moshës, mbetet ngjyra e flokëve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme