Politika 14 February 2026, 13:11 Nga VNA

Rama përçan banorët e Durrësit/ Bie dakord me disa familje, pjesën tjetër e quan të lidhur me PD

Ndaje në Whatsapp

Rama përçan banorët e Durrësit/ Bie dakord me disa

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Durrësit që preken nga projekti TID, por duket se nuk është dakordësuar me të gjithë të pranishmit. Në dalje, Rama tha për mediat se është arritur dakordësia me 34 nga familjet, ndërsa u shpreh se pjesa tjetër që krijojnë sipas tij situata, janë të lidhur me Partinë Demokratike dhe kreun e saj.

 “Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, krijojnë situata që janë qesharake e që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie”, tha Rama për mediat.

Por ndonëse ende ka kundërshti nga një pjesë e banorëve, kreu i qeverisë u shpreh i bindur se pavarësisht gjithçkaje projekti nuk do të ndalet dhe se do të verifikohen vetëm disa banesa të cilat dyshohet se kanë vlera kulturore.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme