Politika 23 February 2026, 15:32 Nga VNA

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun/ Balla refuzon t’u përgjigjet gazetarëve, Bardhi: SPAK kanë sjell prova të reja

Ndaje në Whatsapp

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun/

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku u diskutua mandati i zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në prononcimin e shkurtër për gazetarët, tha se askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Ai shtoi se PS nuk ishte dakord me mënyrën e propozuar nga opozita për dhënien e autorizimit dhe se çdo vendim do të diskutohet më tej në mbledhjen e parë të grupit parlamentar.

Pas këtij komenti, Balla u largua pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke mos dhënë sqarime të mëtejshme mbi debatet e zhvilluara në mbledhje.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se “nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Mandateve që seanca të mbahet me dyer të mbyllura” dhe se nuk kishte surpriza gjatë mbledhjes. Ai akuzoi qeverinë për mbrojtje politike ndaj Ballukut dhe theksoi se situata penale e zëvendëskryeministres është rënduar.

Sipas Bardhit, prokurorët e SPAK kanë vënë në dispozicion të Këshillit të Mandateve prova konkrete që tregojnë se Balluku dhe persona të afërt kanë përdorur kërcënime dhe presion ndaj dëshmitarëve, duke përfshirë edhe oferta financiare për të ndryshuar dëshmitë. Ai shtoi se nëse akuzat provohen, Balluku mund të përballet me një dënim deri në 35 vjet burg.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme