Politika 15 September 2025, 12:10 Nga VNA

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS/Caktohen emrat e drejtuesve të komisioneve parlamentare

Ndaje në Whatsapp
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS/Caktohen emrat e

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e para pas punimeve të Asamblesë Kombëtare dhe prezantimit të qeverisë së re.

Pas diskutimeve, u caktuan emrat për drejtimin e komisioneve:

Ulsi Manja – Komisioni i Ligjeve
Igli Hasani – Komisioni i Jashtëm
Blendi Klosi – Komisioni i Bujqësisë
Milva Ekonomi – Komisioni i Ekonomisë
Bledi Çuçi – Komisioni i Sigurisë
Anila Denaj – Komisioni i Burimeve Natyrore
Damian Gjiknuri – Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore
Fatmir Xhafaj – Kryetar i Komisionit për Nismat Qytetare

 

Në seancën plenare të nesërme pasdite pritet që socialistët të propozojnë rritjen e numrit të komisioneve parlamentare në 11 komisione, nga të cilat 7 do të drejtohen nga Partia Socialiste dhe 4 nga opozita.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme