Politika 14 October 2025, 17:22 Nga VNA

Peleshi përjashtoi opozitën nga çështja e mandateve në Kushtetuese, reagon Bardhi: Kryetari i Kuvendit vazhdon të firmosë idiotësira shtetërore

Ndaje në Whatsapp
Peleshi përjashtoi opozitën nga çështja e mandateve

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas refuzimit të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, që opozita të marrë pjesë në procesin që lidhet me mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi e akuzon Peleshin se ka vendosur një standard të ri, duke e trajtuar këtë çështje si kompetencë ekskluzive të mazhorancës, pa përfshirë opozitën. Sipas tij, kjo është një shkelje serioze e praktikave parlamentare dhe e rendit kushtetues.

Ai thekson se ndërsa paraardhësit e Peleshit kanë trajtuar këto çështje si përgjegjësi të përbashkët të Kuvendit, Peleshi po vepron në mënyrë të njëanshme, duke përjashtuar opozitën nga e drejta për të dhënë mendime dhe qëndrime institucionale. Bardhi kritikon firmosjen nga Peleshi të dokumenteve pa kuptuar plotësisht përmbajtjen e tyre dhe nënvizon se përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese mund të bëhet edhe përmes dërgimit të mendimit me shkrim. Sipas tij, ky qëndrim i Peleshit është një precedent i rrezikshëm që cenon integritetin e Kuvendit.

Në fund, Bardhi i bën thirrje Peleshit të rishqyrtojë vendimin dhe të sigurojë një bashkëpunim më të gjerë parlamentar për çështjet që lidhen me Gjykatën Kushtetuese. Ai nënvizon se përjashtimi i opozitës nga ky proces është një shkelje që nuk është parë më parë dhe që minon besimin në institucionet shtetërore. Debati mes mazhorancës dhe opozitës mbi këtë temë pritet të intensifikohet në ditët në vijim.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Në ndryshim nga paraardhësit në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, që çështjet që janë në kompetencë të Kuvendit, në rastin konkret mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i kanë trajtuar si çështje të përbashkëta të të gjithë Kuvendit dhe që duhet të pasqyrojnë opinionin e të gjithë Kuvendit, Niko Peleshi vendos një standard të ri. Për Kryetarin e Kuvendit mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë çështje e partisë–shtet, ku opozita nuk mund të ketë rol as për të thënë fjalën e saj.

Shtuar kësaj, Kryetari i Kuvendit vazhdon të firmosë “idiotësira shtetërore”, pa kuptuar se për çfarë e hedh firmën dhe aq më pak për çfarë e përdor vulën e institucionit më të lartë të shtetit – Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm në seanca publike dhe meqenëse nuk ka seancë publike, nuk mund të ketë përfaqësues.

Dikush duhet t’i sqarojë apo për shkak të pozicionit të lartë publik që ka marrë përsipër ai vetë duhet të lexojë e kuptojë, që përfaqësimi në rastet kur Gjykata Kushtetutese ka vendosur seancë mbi bazën e dokumentave, realizohet përmes dërgimit të mendimit me shkrim. Niko Peleshi vendosi që opozita s’ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim institucional mbi çështje të rëndësishme të shtetit dhe që lidhen drejtpërdrejtë me rendin kushtetues. Askush përpara tij nuk ka guxuar të shkojë në këto nivele.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme