Politika 13 May 2026, 17:37 Nga VNA

Peleshi kërkon opinionin e Komisionit të Venecias për projektligjin mbi financimin e partive politike

Ndaje në Whatsapp

Peleshi kërkon opinionin e Komisionit të Venecias për

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias për të marrë një opinion mbi projektligjin e ri “Për financimin e partive politike”, një nismë që po prezantohet nga mazhoranca si përpjekje për të vendosur më shumë kontroll mbi paratë që qarkullojnë në politikë.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komisioni i Venecias, kërkesa është dërguar më 27 prill 2026 nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa draft-opinioni pritet të shqyrtohet në Sesionin e 147-të Plenar më 12–13 qershor.

Projektligji po trajtohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit të Këshillit të Evropës, në një moment kur financimet politike dhe mungesa e transparencës vijojnë të mbeten ndër pikat më të kritikuara të sistemit politik shqiptar.

Ndërkohë, drafti është prezantuar edhe në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku fokusi kryesor lidhet me financimet që partitë marrin jashtë fushatave zgjedhore — një zonë që prej vitesh konsiderohet si “vrima e zezë” e kontrollit financiar në politikë.

Një nga nenet më të rëndësishme të projektligjit është neni 7, i cili vendos ndalime për kategori të caktuara individësh dhe subjektesh që nuk do të lejohen të financojnë partitë politike, ndërsa parashikohen edhe kufizime të reja për donacionet:

-çdo dhurim mbi 500 mijë lekë duhet të kryhet vetëm përmes sistemit bankar;

-shtetasit shqiptarë mund të japin deri në 200 mijë lekë në vit;

-personat fizikë të regjistruar sipas legjislacionit tatimor deri në 500 mijë lekë;

-personat juridikë deri në 1 milion lekë në vit kalendarik.

Megjithatë, pavarësisht kufizimeve të reja në letër, mbetet për t’u parë nëse projektligji do të arrijë realisht të frenojë financimet informale dhe ndikimin e parasë së padeklaruar në politikë, apo do të mbetet një tjetër reformë formale pa efekt praktik.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme