Politika 31 January 2026, 13:12 Nga VNA

PD: Vendimi i KLGJ për gjyqtaren Gjoka i papërgjegjshëm, ILD të zbatojë ligjin

Ndaje në Whatsapp

PD: Vendimi i KLGJ për gjyqtaren Gjoka i papërgjegjshëm, ILD

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar me ashpërsi ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të dërguar çështjen e gjyqtares së Posaçme, Irena Gjoka, pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pavarësisht se ajo rezulton e dënuar në Greqi për përdorim të një vize të falsifikuar.

Në reagimin e saj, PD e cilëson vendimin e KLGJ-së si “të papërgjegjshëm dhe të paprecedent”, duke ngritur dyshime mbi pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij institucioni.

“Dërgimi për kompetencë te ILD është një përpjekje e qartë për ta zvarritur çështjen, me pasoja të rënda për pushtetin gjyqësor, të drejtat e qytetarëve dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë,” thuhet në deklaratë.

PD i bën thirrje ILD-së të zbatojë ligjin dhe të kërkojë menjëherë nga KLGJ-ja deklarimin e mbarimit të mandatit për gjyqtaren e dënuar.

Vendimi i KLGJ-së u mor në mbledhjen e së premtes, ku u rrëzua një kërkesë për verifikimin e statusit të gjyqtares Gjoka lidhur me mosdeklarimin e një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005. Çështja, sipas propozimit të një prej anëtarëve, pritet të kalojë për shqyrtim te ILD.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme