Politika 26 March 2026, 13:48 Nga VNA

PD nuk fal bashkëpunimin me krimin”, thotë Berisha – ndërsa përsërit se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia

Ndaje në Whatsapp
PD nuk fal bashkëpunimin me krimin”, thotë Berisha –

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga PD pasi, sipas tij, ka shkelur në mënyrë flagrante statutin e partisë.

I pyetur për deklaratën e deputetes Jorida Tabaku, e cila tha se “PD nuk ka luksin të humbasë askënd”, Berisha u përgjigj se ky është vetëm mendimi personal i saj.

“Deputetja ka shprehur mendimin e vet dhe kjo është normale. Së dyti, ai nuk është përjashtuar, por është vetëpërjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato çka thotë statuti i partisë tënde,” tha Berisha.

Ai shtoi se pas daljes nga burgu, Salianji nuk ka pasur asnjë funksion në strukturat drejtuese të partisë, as në Këshillin Kombëtar dhe as në Kryesi, duke theksuar se kjo ishte bërë për ta respektuar.

Sipas Berishës, veprimet e tij treguan se nuk ishte i denjë për të mbajtur përgjegjësi në parti.

Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se Partia Demokratike ka një qëndrim të prerë ndaj çdo forme bashkëpunimi me krimin.

“Bashkëpunimin me krimin nuk ta fal kjo parti, e kemi të prerë në mënyrë absolute,” deklaroi Berisha.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme