Politika 13 May 2026, 14:15 Nga VNA

PD me propozime për rregulloren e re të Kuvendit, kërkon më shumë privilegje për deputetët

Ndaje në Whatsapp

PD me propozime për rregulloren e re të Kuvendit, kërkon më

Pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë për rrëzimin e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë kanë nisur punën për hartimin e një rregulloreje të re parlamentare.

Grupi parlamentar i PD-së ka depozituar në Kuvend disa propozime dhe kërkesa që synojnë gjetjen e një gjuhe të përbashkët me mazhorancën, por fokusi i tyre duket se nuk është përqendruar te respektimi i rregullores së Kuvendit, për të cilën opozita ka debatuar shpesh me shumicën, por më shumë te privilegjet dhe përfitimet e deputetëve.

Në krye të listës së propozimeve është përcaktimi i kryetarëve dhe përbërjes së grupeve të miqësisë, të cilat shpesh konsiderohen si struktura që shërbejnë më shumë për udhëtime jashtë vendit nga deputetët.

PD me propozime për rregulloren e re të Kuvendit, kërkon më

 

 

Gjithashtu, PD kërkon përbërje të barabartë në Sekretariatin e Etikës, organi ku merren masat disiplinore ndaj deputetëve.

Një tjetër kërkesë interesante lidhet me stafin ndihmës. Në propozim thuhet se stafi ndihmës duhet të jetë i barabartë me numrin e komisioneve parlamentare. Ky privilegj do t’u takonte vetëm PD-së dhe PS-së, ndërsa partitë e tjera parlamentare do ta përfitonin sipas numrit të anëtarëve të grupit parlamentar.

 

PD me propozime për rregulloren e re të Kuvendit, kërkon më

 

Opozita ka menduar edhe për lodhjen fizike dhe rendimentin e deputetëve, pasi në propozim parashikohet që nëse seanca plenare vijon pas orës 22:00, ajo të ndërpritet dhe të vazhdojë të nesërmen në orën 10:00.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme