Politika 8 December 2025, 12:20 Nga VNA

PD kujton 8 Dhjetorin 1990, me të njëjtin kryetar edhe pas 35 vitesh

Ndaje në Whatsapp

PD kujton 8 Dhjetorin 1990, me të njëjtin kryetar edhe pas 35 vitesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar 8 Dhjetorin e vitit 1990, një datë që në 35-vjetorin e saj e gjen sërish atë në krye të partisë që, teorikisht, ka dështuar të çrrënjos ‘mbetjet’ e regjimit komunist.

Si në çdo përvjetor të Ditës së Rinisë, edhe këtë herë vendin kryesor në fjalimin e Berishës e zë Azem Hajdari, me të cilin ai pati jo pak përplasje në fillimet e pluralizmit. Berisha theksoi se protestat dhe “revolucioni demokratik” ndanë epokat dhe vendosën pluralizmin politik.

Ai u shpreh se studentët e dhjetorit 1990 “ishin misionarë të paepur, të cilët që në protestën e parë shpallën si moton e revolucionit të tyre, liri, demokraci, Shqipëria si Evropa”.

“Si sot 35 vite më parë, më 8 dhjetor 1990, studentët e UT dhe shkollave të tjera të larta, të udhëhequr nga Azem Hajdari, nisën protestat, revolucionin demokratik që si një uragan vërtet ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik. Sot mbarë kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si datën më të rëndësishme në historinë e lirisë së tij pas shpalljes së pavarësisë. 8 dhjetori 1990 është ditëlindja e lirive. Në këtë datë, engjëjt e demokracisë, të udhëhequr nga prijësi i tyre legjendar Azem Hajdari, u ngritën në Tiranë në lëvizjen studentore për të përmbysur diktaturën komuniste. Studentët ishin misionarë të paepur, të cilët që në protestën e parë shpallën si moton e revolucionit të tyre, liri, demokraci, Shqipëria si Evropa”, tha Berisha.

Fatkeqësisht, edhe pas 35 viteve, Shqipëria vazhdon të mos ketë një demokraci të konsoliduar dhe politika mbetet ende në duart e figurave të vjetra të tranzicionit të pafund. Edhe më ironikja, partia që u themelua për të sjellë pluralizmin dhe demokracinë, sot nuk është demokratike as në formë dhe as në frymë. Madje, drejtohet ende nga i njëjti person, duke u shndërruar nga një forcë politike e idealeve, në një parti që mbron interesat e një familjeje dhe jo vlerat demokratike që dikur pretendonte të përfaqësonte.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme