Politika 13 October 2025, 16:40 Nga VNA

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për rastin McGonigal, por mungojnë votat e nevojshme

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për rastin McGonigal, por

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor, i cili synon të verifikojë ligjshmërinë e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në lidhje me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Objekt i këtij komisioni do të jetë verifikimi i ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë, si dhe vlerësimi i nevojës për masa ligjore që garantojnë integritetin dhe korrektësinë në marrëdhëniet me zyrtarët e huaj.

Propozimi përbën një komision me 11 anëtarë, ku kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Partisë Demokratike, ndërsa gjashtë anëtarë i përkasin Partisë Socialiste. Afati i veprimtarisë së këtij komisioni është 6 muaj.

Megjithatë, pavarësisht kërkesës dhe bazës kushtetuese që një Komision Hetimor mund të ngrihet me nismën e të paktën 35 deputetëve, Partia Demokratike aktualisht nuk disponon votat e nevojshme për ta realizuar këtë në Kuvend. Kjo situatë e bën të pamundur miratimin e ngritjes së Komisionit pa mbështetjen e partive të tjera, kryesisht të shumicës socialiste.

Në këtë kuadër, kërkesa e PD-së është më shumë një lëvizje politike dhe një përpjekje për të vendosur presion mbi mazhorancën, sesa një iniciativë e garantuar për të krijuar Komisionin Hetimor. Për më tepër kur bëhet fjalë për ngritjen e një komisioni ku kryeministri përflitet si i përfshirë, gjasat janë që kërkesa të mos merret parasysh.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme