Politika 23 December 2025, 08:37 Nga VNA

PD kërkon "mandatin" e Ballukut. PS përjashtimin e demokratëve nga Parlamenti

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon "mandatin" e Ballukut. PS përjashtimin e

Një ditë më parë kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëri me dije se ka dorëzuar një kërkesë për mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve, me fokus autorizimin për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Pesë anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kërkuan që sot në ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Nga ana tjetër, po sot Sekretariati i Etikës pritet të zhvillojë sot në orën 10:00 një tjetër mbledhje, ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit në Kuvend.

Seanca e mëparshme u ndërpre pasi deputetët kërkuan akses dhe njohje me materialet provuese mbi të cilat bazohet kërkesa e mazhorancës. PS ka depozituar gjithashtu një kërkesë drejtuar Prokurorisë për të vlerësuar nëse ka elementë për nisjen e një hetimi penal ndaj deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu, lidhur me përplasjet fizike me punonjësit e Gardës së Republikës.

Sipas qëndrimit të mazhorancës, aktet e dhunës nuk ishin spontane, por të organizuara nga drejtues të Partisë Demokratike, duke përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazmend Bardhin.

PS propozon përjashtim 60-ditor nga punimet parlamentare për Flamur Nokën dhe Klevis Balliun për përplasjet fizike, si dhe për Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin, të cilët cilësohen si organizatorë të ngjarjeve. Po ashtu, masa të njëjta kërkohen edhe për deputetët që hodhën lëndë tymuese në sallën e Kuvendit, mes tyre Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.

Për 19 deputetë të tjerë të opozitës, të cilët akuzohen se rrethuan foltoren gjatë seancës, mazhoranca kërkon një masë disiplinore më të lehtë, konkretisht përjashtim 10-ditor nga aktivitetet parlamentare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme