Politika 14 November 2025, 14:24 Nga VNA

PD kërkon debat në Kuvend për rritjen e kriminalitetit dhe pastrimin e parave të pista

Ndaje në Whatsapp

PD kërkon debat në Kuvend për rritjen e kriminalitetit dhe

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një debati të posaçëm në Kuvend për shkak të situatës së rënduar të kriminalitetit në vend.

Në kërkesën zyrtare, demokratët i referohen raporteve ndërkombëtare, përfshirë atë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet se paratë e krimit të organizuar po pastrohen përmes sektorit të ndërtimit dhe projekteve publike.

Sipas PD-së, këto gjetje përbëjnë një alarm serioz për sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend, ndaj kërkohet që qeveria të japë llogari për masat e marra dhe përgjegjësitë institucionale.

PD kërkon debat në Kuvend për rritjen e kriminalitetit dhe

Lexo gjithashtu

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme