Politika 1 September 2025, 17:12 Nga VNA

PD kërkon anulimin e rezultatit të 11 majit në Kolegjin Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon anulimin e rezultatit të 11 majit në Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike ka depozituar të hënën pranë Kolegjit Zgjedhor kërkesë padinë për anulimin e vendimit të Komisionit Rregullator, duke kundërshtuar kështu rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Padia është bërë në emër të koalicionit zgjedhor “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ dhe argumentohet me pretendimet e këtij koalicioni opozitar se procesi zgjedhor ka pasur shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë këtë proces “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.

Pretendimet e opozitës lidhen me përdorimin e burimeve publike në fushatë, intimidim të votuesve, shit-blerjen e votës dhe ndikimin e grupeve kriminale në proces.

Sipas padisë, në qarkun Tiranë problematikat kanë qenë më të theksuara, për shkak të përqendrimit të popullsisë dhe administratës, por se fenomene të ngjashme janë konstatuar edhe në qarqe të tjera si Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë e Dibër.

“Zgjedhjet e 11 majit nuk kanë përmbushur standardet kushtetuese dhe ligjore për të qenë të lira, të ndershme dhe të barabarta,” theksohet në konkluzionet e opozitës.

Po ashtu opozita pretendon se pavarësisht denoncimeve,  organet ligjzbatuese, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe organet e rendit, kanë pasur një reagim të vakët dhe jo proporcional me seriozitetin e problematikave të konstatuara”.

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve miratoi të enjten me tre vota pro dhe dy kundër rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, pas një serie të gjatë kontestimesh në të gjitha shkallët ankimuese.

Hapja e kutive në disa qarqe të mëdha nuk solli ndryshime në rezultatet paraprake nga rinumërimi duke shpallur si fituese Partinë Socialiste me 83 mandate deputetësh, ndërkohë që koalicioni opozitar “PD-ASHM” mori vetëm 50 mandate.

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi mori tre mandate deputetësh, ndërkohë që në parlament futen edhe tre partitë e reja ; Partia Mundësia me dy mandate si dhe Lëvizja Bashkë e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ me nga një mandat secila.

 

Reporter.al 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme