Politika 3 November 2025, 22:16 Nga VNA

LaCivita mori miliona lekë nga PD, ja shifra marramendëse për fushatën e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
LaCivita mori miliona lekë nga PD, ja shifra marramendëse për
Chris LaCivita

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, strategu amerikan Chris LaCivita, është paguar me 139,111,686 lekë për shërbime konsulence.
Shifra është bërë publike nga raporti financiar që PD dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas dokumentit zyrtar, pagesat ndaj kompanisë së LaCivitës, “Advancing Strategies”, janë kryer në katër këste, më 11 shkurt, 16 mars, 24 mars dhe 26 maj 2025. Shumat përkatëse të faturave variojnë nga 435 mijë deri në 482 mijë lekë, duke përbërë në total mbi 139 milionë lekë.

Kjo është hera e parë që PD publikon zyrtarisht detajet e kontratës me konsulentin amerikan, i cili udhëhoqi strategjinë e komunikimit dhe menaxhimin elektoral gjatë fushatës së 11 majit.

LaCivita mori miliona lekë nga PD, ja shifra marramendëse për

LaCivita mori miliona lekë nga PD, ja shifra marramendëse për

LaCivita mori miliona lekë nga PD, ja shifra marramendëse për

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme