Politika 16 September 2025, 15:13 Nga VNA

PD emëron drejtuesit e komisioneve parlamentare

Ndaje në Whatsapp
PD emëron drejtuesit e komisioneve parlamentare

Edhe Partia Demokratika ka përcaktuar drejtuesit e komisioneve parlamentare të Kuvendit që do të drejtohen nga deputetët e opozitës. Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD, ka emëruar si kryetarë Luciano Boçin, Ina Zhupën, Jorida Tabakun dhe Bardh Spahinë.

–Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet: Luciano Boçi

–Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: Ina Zhupa

–Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik: Jorida Tabaku

–Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale: Bardh Spahia

PD gjithashtu caktoi edhe 7 nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare që do të drejtohen nga PS:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nenkryetar Eno Bozo.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nenkryetar Oerd Bylykbashi.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - nenkryetar Klevis Balliu.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - nenkryetar Bledi Himci.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - nenkryetar Xhelal Mziu.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - nënkryetar Albana Vokshi.

Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - nenkryetar Ivi Kaso.

 

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme