Politika 2 March 2026, 12:58 Nga VNA

PD depoziton sot raportin për imunitetin e Ballukut/ Bardhi: Mbështesim kërkesën e SPAK

Ndaje në Whatsapp

PD depoziton sot raportin për imunitetin e Ballukut/ Bardhi:

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se sot së bashku me deputetët e grupit do të depozitojnë në Kuvend raportin e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit ndaj deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së paraqitur nga SPAK.

Bardhi shprehet se grupi parlamentar i PD-së mbështet kërkesën e SPAK-ut, duke u bazuar në parimin e barazisë përpara ligjit dhe respektimin e drejtësisë.

Ai deklaron se prokuroria ka dokumentuar në mijëra faqe prova për abuzim me detyrën dhe paracaktim të procedurave publike nga Balluku, me një vlerë totale prej 1.1 miliard euro. Sipas organit të akuzës, këto veprime kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar shtetit shqiptar dhe deputetja rrezikon dënim të lartë penal.

Bardhi shton se, sipas prokurorisë, gjatë këtyre muajve Balluku dyshohet se ka prishur prova dhe ka ushtruar ndikim mbi dëshmitarët. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për mbrojtje politike ndaj Ballukut.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme