Politika 16 March 2026, 16:51 Nga VNA

PD bojkoton seancën plenare të së martës, Bardhi: Mbledhje e thirrur për axhendën personale të Ramës

Ndaje në Whatsapp

PD bojkoton seancën plenare të së martës, Bardhi: Mbledhje e

Grupi parlamentar i PD, ka vendosur të bojkotojë seancën plenare të parashikuar për ditën e martë. Vendimi u bë i ditur nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në atë që ai e cilëson një seancë të paligjshme, të thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe jashtë ditës së zakonshme të zhvillimit të seancave plenare.

Sipas Bardhit, seanca është thirrur jashtë ditës normale të zhvillimit të saj, që sipas rregullores është dita e enjte, ndërsa rendi i ditës përfshin vetëm miratimin e procesverbalit dhe njoftime. Ai theksoi se kjo nuk mund të konsiderohet një seancë e zakonshme parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, pa një rend dite të miratuar dhe të shpallur zyrtarisht.

Në reagimin e tij publik, Bardhi u shpreh se një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk funksionon si një institucion demokratik. Sipas tij, në këto kushte parlamenti rrezikon të shndërrohet në një instrument në shërbim të propagandës së qeverisë, duke mos përmbushur funksionin e tij për të ushtruar kontroll mbi ekzekutivin dhe për të trajtuar çështjet që prekin qytetarët.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas opozitës, Kuvendi duhet të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ndërsa aktualisht, sipas tij, është kthyer në një mekanizëm që pengon hetimin e rasteve të korrupsionit dhe dëmton procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Europian.

Për këtë arsye, opozita ka vendosur të mos bëhet pjesë e asaj që e konsideron një “fasadë parlamentare”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme