Politika 25 August 2025, 20:47 Nga VNA

Pasi mandatin e mori tezja e tij, Lapaj flet për përplasjen me Shabanin: Ndihem i tradhtuar, ka ngrënë bukë në shtëpinë time

Ndaje në Whatsapp
Pasi mandatin e mori tezja e tij, Lapaj flet për përplasjen me

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur për herë të parë për përplasjen që pati me Endri Shabanin, për të vetmin mandat deputeti që morën në zgjedhjet e 11 majit dhe që në fund e gëzoi tezja e tij.

Në një intervistë për mediat, Lapaj shprehet se ndihet i tradhtuar nga Endri Shabani. Ai deklaroi se e ka pasur mik prej 12 vitesh dhe se Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij dhe se nuk e ka pritur këtë nga ai. Sipas Lapajt, gjithë sistemi u bë kundër, që ai mos të shkojë në parlament.

“U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare” – i shpreh Shabani.

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme