Politika 7 April 2026, 15:25 Nga VNA

Pasi Berisha i mbylli derën Binajt, Alimehmeti shfaq ambicien për bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp

Pasi Berisha i mbylli derën Binajt, Alimehmeti shfaq ambicien për

Ilir Alimehmeti ka shfaqur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës vitin e ardhshëm, vetëm pak ditë pas vendimit të Sali Berishës për të mbyllur derën e kandidimit të Florian Binajt. Në një intervistë për Top News, Alimehmeti theksoi se gjithçka varet nga mënyra se si do të organizohen garat brenda Partisë Demokratike.

“Për Tiranën duhet një vendim shumë politik dhe nuk do të jetë e thjeshtë. Unë objektivin tim e kam pasur gjithmonë, nuk lëviz, vazhdon po i njëjti,” deklaroi ai.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse dëshira e tij do të marrë miratimin e Berishës, i cili kohët e fundit ka qenë i përfshirë në përjashtime të anëtarëve demokratë që i janë bashkuar lëvizjes së Salianjit. Kujtojmë se kjo lëvizje, e cila synon ndryshime në lidershipin e partisë, u nisi nga Salianji në bashkëpunim me Alimehmetin, i cili u shfaq vetëm në takimin e parë dhe nuk mori pjesë më tej.

Prandaj, për të siguruar një kandidaturë, Alimehmetit i nevojitet të rikuperojë besimin te lideri i PD-së. Dhe kjo duket se është iniciativa që ai ka nisur, kur përjashton çdo mundësi për të kandiduar për poste drejtuese brenda partisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme