Politika 4 November 2025, 10:59 Nga VNA

Pas vendimit të GJK: Ilir Alimehmeti rreshtohet krah Florian Binajt. Rikthim në garë apo entuziazëm i çastit?

Ndaje në Whatsapp
Pas vendimit të GJK: Ilir Alimehmeti rreshtohet krah Florian Binajt.

Mbrëmë, pak orë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi çdo shpresë për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti reagoi publikisht në Facebook me një mesazh të shkurtër: “Mirëmbrëma miq, nuk ndalemi”. Në foto, ai shfaqet krah Florian Binajt, kandidatit të pavarur që u mbështet nga disa parti të opozitës në garën e planifikuar nga Edi Rama për Tiranën.

Pas spostimit të Belind Këlliçit nga drejtimi politik i PD-së për Tiranën, Alimehmeti ka marrë rolin e përfaqësuesit të strukturave demokratike në kryeqytet. Dhe mesa duket, zgjedhja për t’u rreshtuar sërish krah Binajt sinjalizon jo vetëm afrimin e tyre politik, por edhe ambicien e Alimehmetit për të mbetur një faktor në betejën e ardhshme lokale, e parashikuar pas rreth një viti e gjysmë.

Megjithatë, pyetjet ngrihen natyrshëm: A beson realisht Alimehmeti se Partia Demokratike do të zhvillojë një garë të hapur për kandidatin e saj në Tiranë? Apo ky është më shumë një deklarim entuziazmi politik, i lindur nga momenti dhe i destinuar të zbehet përballë realpolitikës së PD-së, ku shpesh vendimet kryesore merren larg procesit të primareve?

Pas përjashtimit të tij nga gara me Erion Veliajn në primaret e fundit, një vendim që i hapi rrugë kandidimit të Belind Këlliçit si i preferuar i Sali Berishës, Alimehmeti duket se vijon të kërkojë hapësirën e tij politike në kryeqytet. Ndërsa Binaj, me profilin e tij si figurë e re dhe e pavarur, mbetet alternativë e afërt e Alimehmetit në një opozitë të fragmentuar.

Në fund, mbetet për t’u parë nëse ky pozicionim është fillimi i një projekti të ri politik për Tiranën, apo vetëm një kapitull tjetër i tensionit të brendshëm të opozitës për kandidaturat dhe drejtimin e saj. 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme