Politika 25 August 2025, 14:12 Nga VNA

Pas pushimeve, Rama rikthehet në zyrë. Ndërtimet pa leje? Kërcënon me fadrome

Ndaje në Whatsapp
Pas pushimeve, Rama rikthehet në zyrë. Ndërtimet pa leje?

Pas tre javësh pushimi kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Kryeministri. Ai është fotografuar paraditen e sotme duke hyrë në ambientet e godinës. 

Burime mediatike bëjnë me dije se ditën e sotme kreu i qeverisë ka zhvilluar mbledhje me disa ministra dhe deputetë të Partisë Socialiste, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të bëhet publik edhe kabineti i ri qeveritar. Po ashtu, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare për të diskutuar mbi ndryshimet dhe prioritetet politike të sezonit të ri.

Paralelisht me takimet zyrtare, në një postim në rrjetin social Facebook Edi Rama ka publikuar pamjet e prishjeve me fadromë. Duke rikthyer menjëherë vëmendjen e kryeministrit drejt procesi të shembjes së ndërtimeve të paligjshme në territorin e vendit.

 Rama shkruan se ky nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces i pandalshëm që do të vijojë me vendosmëri deri në eliminimin e këtij fenomeni.

“Ky nuk është një aksion, por një proces që nuk do të ndalet derisa të zhduket ky fenomen. Në ditët në vijim do të prezantojmë një paketë të re masash që do të forcojnë goditjen ligjore ndaj fajtorëve dhe personave përgjegjës në çdo nivel – përfshirë edhe ata që kanë mbyllur sytë në inspektoriate, polici apo institucione të tjera,” – theksoi Rama.

Pamjet e fundit nga Kepi i Rodonit, në territorin e Bashkisë Durrës, tregojnë për nisjen e shembjes së ndërtimeve të paligjshme që kanë abuzuar me një nga mrekullitë natyrore të vendit për qëllime fitimi. Ky operacion është pjesë e një fushate më të gjerë që synon çlirimin e zonave të mbrojtura dhe ndalimin e uzurpimit të tyre nga interesa private.

 

 

 

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme