Politika 13 December 2025, 17:29 Nga VNA

Pas Nokës, Salianji debat me Berishën: Statuti nuk mi ndalon takimet me demokratët

Ndaje në Whatsapp
Pas Nokës, Salianji debat me Berishën: Statuti nuk mi ndalon takimet

Debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike kanë vijuar me tone të forta, ku Ervin Salianji i është drejtuar drejtpërdrejt kreut të PD-së, Sali Berisha, me një pyetje të drejtpërdrejtë mbi funksionimin e partisë dhe statutin e saj.

Sipas burimeve nga mbledhja, Salianji ka ngritur shqetësimin se drejtues të PD-së po pengohen të zhvillojnë takime me strukturat dhe anëtarësinë demokrate në bazë, duke e konsideruar këtë një devijim nga parimet e funksionimit të partisë.

“Cili nen i statutit na ndalon të takojmë demokratët?”, mësohet të ketë pyetur Salianji Berishën gjatë diskutimeve në Kryesi, duke vënë në pikëpyetje kufizimet e vendosura ndaj aktiviteteve politike në terren.

Burimet bëjnë me dije se kjo ndërhyrje ka shtuar më tej tensionet në mbledhje, e cila është shoqëruar me debate të ashpra dhe përplasje verbale mes drejtuesve. Pyetja e Salianjit është interpretuar si kritikë e drejtpërdrejtë ndaj mënyrës së drejtimit dhe vendimmarrjes brenda Partisë Demokratike.

Mbledhja e Kryesisë vijon ende, ndërsa deri në këto momente nuk ka një reagim apo qëndrim zyrtar nga Sali Berisha apo strukturat drejtuese të PD-së lidhur me debatin e zhvilluar./News 24 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme