Politika 5 November 2025, 17:28 Nga VNA

Pas mbledhjes me kryetarët e komisioneve, Rama thërret deputetët e Tiranës në selinë e PS

Ndaje në Whatsapp

Pas mbledhjes me kryetarët e komisioneve, Rama thërret deputetët

Kryemnistri Edi Rama ka kërkuar mbledhje me të gjithë deputetët e Tiranës në orën 19:00 në selinë e PS.

Kjo mbledhje vjen pas asaj që zhvilloi paraditen e sotme në Kryeministri me zëvendëskryemnistren Belinda Balluku, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, si dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Nuk dihet ende qëllimi dhe tema kryesore e takimit me deputetët, por duhet thënë se që kur SPAK mori të pandehur ministren Belinda Balluku, duket se nuk ka qetësi në kampin socilaist.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme