Politika 13 December 2025, 18:42 Nga VNA

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura në PD, Salianji ironizon akuzat dhe flet për përplasjet e brendshme

Ndaje në Whatsapp
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura në PD, Salianji ironizon akuzat dhe

Në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura të kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave se ka lobuar në grupin parlamentar të demokratëve për kandidaturën e Endrit Shabanit.

Gjatë mbledhjes së kryesisë, Elda Hoti dhe Blendi Himçi janë shprehur se u është kërkuar nga ish-deputeti që të firmosnin për Shabanin. Në reagimin e tij për mediat, Salianji i ka ironizuar këto pretendime, duke deklaruar: “Edhe firmat i paskam firmosur unë që s’jam deputet”.

Salianji u ndal edhe te organizimi i protestave dhe revolta ndaj qeverisë, në lidhje me skandalin Rama–Balluku. Ai tha se është i kënaqur që vendimmarrja për protestën e datës 22 dhjetor ka shkuar në drejtimin që ai e kishte kërkuar prej kohësh.

“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama–Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në katër orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, u shpreh Salianji.

I pyetur nga gazetarët nëse mbledhja e kryesisë ishte e drejtuar kundër tij, Salianji mohoi këtë interpretim, duke theksuar se në mbledhje ka pasur mendime të ndryshme.

“Jo, kishte mendime të ndryshme. Do të ecim përpara. Çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje. Çdo akuzë dhe çdo idiotësi do t’i përgjigjemi me fakte konkrete”, përfundoi ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme