Politika 20 November 2025, 09:25 Nga VNA

Buxheti 2026 miratohet pas seancës maratonë, dy deputetë socialistë abstenojnë

Ndaje në Whatsapp

Buxheti 2026 miratohet pas seancës maratonë, dy deputetë

Parlamenti miratoi në parim buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale, pas një seance maratonë që zgjati rreth 16 orë. Projektligjet u kaluan vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër gjatë seancës që nisi në orën 10:00 të ditës së djeshme dhe përfundoi në 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga radhët e socialistëve pati dy qëndrime të veçuara. Erion Braçe nuk votoi projektligjin “Për sistemin e taksave vendore”, një nismë që ai e ka kritikuar më herët edhe në komisionet parlamentare.

Ndërsa deputeti Vullnet Sinaj nuk mori pjesë në votimin e dy projektligjeve: atij “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe atij “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”. Sinaj, me këtë veprim, duket se ka kërkuar të shmangë konfliktin e interesit, pasi nga miratimi i këtyre dy nismave përfiton drejtpërdrejt biznesi i tij, i shtrirë në rrjetin e supermarketeve.

Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë totale prej 8.8 miliardë euro (886 miliardë lekë), u miratua me 83 vota pro të shumicës, ndërsa 32 deputetë të opozitës votuan kundër. Brenda të njëjtës seancë u miratuan në parim edhe 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për vitin e ardhshëm.

Buxheti 2026 miratohet pas seancës maratonë, dy deputetë

Votimi dhe projektligjet e miratura në parim:

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”

Votimi: 83 pro, 0 absentim, 32 kundër

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër (Erion Braçe nuk voton)

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër ( Vullnet Sinaj nuk voton)

Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 31 kundër

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”

Votimi: 82 vota pro, 0 absentim, 30 kundër (Vullnet Sinaj nuk voton)

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme