Politika 4 May 2026, 14:46 Nga VNA

Ekskluzive/ Partia nuk harron të shpërblejë vettingasit, hap vend për Alma Faskajn dhe Genta Bungon

Ndaje në Whatsapp

Ekskluzive/ Partia nuk harron të shpërblejë vettingasit, hap vend

Partia në pushtet nuk harron të kthejë nderet e atyre që i kanë shërbyer ndër vite, aq më shumë nëse këto ndere kanë ardhur nga sistemi i “pavarur” i drejtësisë apo i vettingut.

Pasi bëri deputet Olsi Komicin, anëtar të Komisionit të Vettingut që shkarkoi prokurorë e gjyqëtarë, tashmë dy anëtarë të tjerë të kësaj trupe, propozohen për poste publike nga mazhoranca socialiste.

VNA ka mësuar se kryetarja e KPK-së, Genta Bungo ka marrë firmat e Partisë Socialiste për tu  bërë Komisionere Kundër Diskriminimit (mandat 5 vjeçar), ndërsa anëtarja tjetër e Komisionit të Vettingut, Alma Faskaj, është përcjellë sot nga Komisioni i Ligjeve tek seanca plenare për tu bërë Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve pranë Avokatit të Popullit.

Kuptohet që kjo përkujdesje nuk është e rastësishme dhe hedh hije dyshimi për pavarësinë e procesit të vettingut, i cili gjithashtu kishte anëtare edhe motrën e Belinda Ballukut.

Ndërkohë që gjyqtarë të tjerë, përfshi edhe vetë kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, janë përfshirë në tortën e shpërblimit. Ajo, tashmë është zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme