Politika 16 September 2025, 18:12 Nga VNA

Partia e Lirisë krijon grupin parlamentar, merr hua tre deputete të PD-së

Ndaje në Whatsapp
Partia e Lirisë krijon grupin parlamentar, merr hua tre deputete të

Partia e Lirisë ka zyrtarizuar krijimin e grupit të saj parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Ky hap vjen pas bashkimit me tre deputete të Partisë Demokratike, duke mundësuar kështu formimin e një grupi të plotë me numrin e nevojshëm të deputetëve sipas rregullores parlamentare.

Kryetar i grupit të ri parlamentar është zgjedhur deputeti Tedi Blushi, ndërsa nënpresident i grupit do të jetë Edmond Haxhinasto. Përfaqësuese për median do të jetë deputetja Erisa Xhixho, e cila do të mbajë rolin e zëdhënëses, ndërsa Brunilda Haxhiu është zgjedhur Sekretare e grupit.

Tre deputetet që kanë kaluar nga Partia Demokratike në këtë grup janë: Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja, duke rritur numrin total të anëtarëve të grupit në shtatë.

Përbërja zyrtare e grupit parlamentar të Partisë së Lirisë është si më poshtë:

Tedi Blushi – Kryetar

Edmond Haxhinasto – Nënkryetar

Erisa Xhixho – Zëdhënëse

Brunilda Haxhiu – Sekretare

Ina Zhupa – Anëtare

Ledina Alolli – Anëtare

Klodiana Çapja – Anëtare

 

 

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme