Politika 10 November 2025, 22:14 Nga VNA

“Partia duhet të kalojë në riaorganizim të plotë”, Alimehmeti: PD i neglizhoi zgjedhjet e pjesshme

Ndaje në Whatsapp
“Partia duhet të kalojë në riaorganizim të
Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti kritikon mungesën e organizimit të opozitës në zgjedhjet e pjesshme dhe thotë se PD e la elektoratin pa zgjedhje. Në “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, ai theksoi se “nga njëra anë kemi një klikë të korruptuar që s’e mbështet, nga ana tjetër figura të ndershme që nuk mund të bëjnë mrekulli në dhjetë ditë”.

Sipas tij, PD duhet të riorganizohet plotësisht përpara zgjedhjeve të 2027-ës, nëse do të synojë realisht fitoren.

“Keni të drejtë këtu, elektoratin e la pa zgjedhje, nga njëri krah ka një klikë të korruptuar që e pamë se nuk e mbështet, nga krahu tjetër nuk pati një situatë të bërë gati, pasi aty pati figura me integritet që morën pjesë si të pavarur, por këta nuk mund ta bëjnë dot punën e vet në një javë apo dhjetë ditë. Duhet të jetë PD si lider i opozitës që të bëjë këtu punë. Ka patur mungesë të madhe organizimi nga partitë mbështetëse përfshirë PD-në. Për 2029 ne duhet të kalojmë përmes 2027. Unë konceptoj garë që të shkoj për fitore, jo këto diskutime për humbje. Ne duhet të kalojmë në një riorganizim të plotë të PD. Jemi të qartë se çfarë duan njerëzit”, tha Alimehmeti.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme