Politika 20 April 2026, 16:17 Nga VNA

Parlamenti për sherr, Roma për miqësi: Tabaku në tryezë me Maznikun, Luarasin dhe Bidon ndërsa në Tiranë PD vijon revolucionin

Ndaje në Whatsapp

Parlamenti për sherr, Roma për miqësi: Tabaku në tryezë

Në Tiranë mund të duken sikur janë në luftë. Në sallën e parlamentit përplasen, akuzojnë njëri-tjetrin dhe flasin për krizë politike. Por mjafton një udhëtim jashtë vendit dhe atmosfera ndryshon menjëherë.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë në Romë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është ulur në të njëjtën tryezë me përfaqësues të qeverisë dhe mazhorancës: Arbër Maznikun, Iris Luarasin dhe Ardit Bidon. Një foto e publikuar nga vetë Tabaku në rrjetet sociale tregon momentin e takimit miqësor gjatë vizitës në Itali.

Në Facebook ajo shkruan:
“Me kënaqësi takimi me senatorin Raffaele De Rosa në ditën e parë të takimeve në Itali.

Shkëmbyem mendime për miqësinë mes vendeve tona dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, si edhe për rëndësinë e rritjes së investimeve italiane dhe projekteve strategjike në vend.”

Pra, ndërsa në Tiranë përplasja mes PS dhe PD paraqitet si një konflikt i përhershëm politik, në Romë duket se palët gjejnë shumë më lehtë gjuhën e përbashkët.

Sepse në politikën shqiptare ka dy skena:
njëra për publikun dhe tjetra për udhëtimet zyrtare. Në të parën bëhen kundërshtarë të betuar, ndërsa në të dytën kthehen në delegacion të përbashkët që diskuton për “miqësinë mes vendeve” dhe projektet strategjike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme