Politika 27 October 2025, 16:45 Nga VNA

Parlamenti i rikthehet qetësisë. Zhurma zëvendesohet me debate, Këlliçi zëvendëson Gaz Bardhin

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti i rikthehet qetësisë. Zhurma zëvendesohet me debate,

Parlamenti sot i është rikthyer normalitetit të punimeve të tij. Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, u pasua me diskutime me tone normale nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës. Asnjë përplasje verbale apo fizike, asnjë zhurmë, por thjesht debate, edhe pse në thelb banale, për një raport ndaj të cilit secila palë kishte rezervat e veta.

Kësaj paqeje i parapriu votimi, me votat e PD dhe PS, i komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale. Dy komisione që, në fakt, me gjasë do t’u ofrojnë disa shpërblime financiare deputetëve pjesëmarrës, por vështirë se do të gjejnë një zgjidhje për këto reforma të domosdoshme. Historia ka treguar se PD dhe PS nuk kanë gjetur kurrë dakordësinë, dhe secila palë, pas humbjes në zgjedhje, ia ka vënë fajin reformës së radhës.

Gjithsesi, seanca e sotme duket se e ka futur Parlamentin në hullinë e zakonshme, ku debatet janë pjesë e “punës”, dhe pas tyre shijohet një filxhan kafeje. Belind Këlliçi zëvendësoi Gazment Bardhin në negociatat për kohën dhe mënyrën e pyetjeve ndaj Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK, çka ndoshta është një sinjal se zhurmat janë zëvendësuar me qetësinë në sallë, sikundër vështirë të besohet se me dinamikat aktuale të PD-së Gazi do të zëvendësohet nga Belindi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme