Politika 26 August 2025, 13:36 Nga VNA

Parlamenti/ Berisha nuk pranon të hapë seancën. Tritan Shehu ende s'ka reaguar

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti/ Berisha nuk pranon të hapë seancën. Tritan Shehu ende

Më 10 shtator pritet të jetë seanca e parë plenare dhe Sali Berisha si deputeti më i vjetër në Kuvend, i takon të hapë mbledhjen.

I pyetur sot nga mediat nëse do të pranojë hapjen e seancës parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se nuk do pranojë dhe se nuk mund t'i bëjë Shqipërisë këtë antishërbim. 

 "Një parlament jolegjitim nuk mund t'a hapë kurrë. Nuk mund t'i bëj vendit tim një antisherbim të tillë. Harroje! Po të ishte legjitim, me kënaqësi do t'a bëja. Do t'a kisha patur kënaqësi. Por ky është Parlament jolegjitim. Nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë sipas të gjitha dokumentave kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Është rekomandimi i KiE "Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti". Kaq mjafton, vetëm kjo frazë për të treguar që ky është parlamenti i partisë shtet. E si mund t'ja lejojë vetes të ulen aty?!"-tha Berisha për gazetarët në një konferencë për mediat. 

Pas tij, emri i dytë më i vjetër në Kuvend është deputeti Tritan Shehu. Për të cilën gazetarët ri pyetën Berishën nëse deputeti i PD do pranojë të hapë. Por kreu i selisë blu tha se nuk ka komunikuar me të. 

 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme